NË MES të DITËS në TIRANË/ Qytetari i nxjerr pistoletën punonjësit të SHQIPONJAVE, polici e plagos në këmbë por plagos padashje edhe një vajzë (NGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:13 10-04-2020 NË MES të DITËS në TIRANË/ Qytetari i nxjerr pistoletën punonjësit të SHQIPONJAVE, polici e plagos në këmbë por plagos padashje edhe një vajzë (NGJARJA) Rebani Jaupi, drejtori i policise Tirane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur në mes të rrugës dy persona.

Një oficer i "Shqiponjave" ka plagosur një qytetar i cili i drejtoi armën, por aksidentalisht nga plumbat është plagosur edhe një vajzë, e cila po kalonte rastësisht në rrugë.

Oficeri i është afruar qytetarit për ta pyetur nëse kishte leje për të qarkulluar në rrugë, duke i kërkuar edhe mjetin e identifikimit, në kuadër të kontrolleve që po kryhen në të gjithë vendin për shkak të pandemisë COVID-19.

Qytetari nuk ka pranuar të tregojë mjetin e identifikimit, por ka nxjerrë nga çanta e tij një pistoletë, duke kërcënuar policin se do ta qëllonte nëse nuk e linte të largohej.

Efektivi i policisë është kundërpërgjigjur duke nxjerrë armën dhe fillimisht ka qëlluar në ajër, duke i kërkuar qytetarit të dorëzohej.

Pasi qytetari nuk ka pranuar të hidhte armën dhe të dorëzohej, efektivi i "Shqiponjave", në bazë edhe të rregullores e ka plagosur në këmbë, dhe më pas e ka arrestuar.

Fatkeqësisht, ka mbetur e plagosur edhe një vajzë e cila po kalonte rastësisht në rrugë.

Raportohet që të dy janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Për këtë ngjarje ka folur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i cili ka thënë:

“Një punonjës policie i kërkon dokumentet e identifikimit një qytetari, por ai nuk ia ka treguar. Në momentin që i ka kërkuar çfarë keni në çantë, qytetari është larguar me vrap në drejtimin pas nesh, punonjësi i policisë e ka ndjekur, dhe sapo kalon kthesën e parë qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, ai e ka paralajmëruar ul armën se do iu qëlloj dhe fillimisht ka qëlluar një herë në ajër.

Qytetari ka lëvizur me vrap, dhe në kohën që punonjësi i policisë e paralajmëron përsëri të ulë armën të dorëzohet, ai i ka drejtuar armën atij. Punonjësi ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur. Ai aktualisht ndodhet në spital, dhe është plagosur në pjesën e poshtme të trupit, në këmbë.

Në afërsi të kësaj skene ka qenë një qytetarë që ka marrë një plumb, nga polici. Personi nuk është identifikuar, por mësohet se kemi të bëjmë me një person shumë të rrezikshëm.

Punonjësi i policisë është me përvojë i ekipit shqiponjave ishte i vetëm, dhe ka vepruar në bazë të procedurave standardë të punës. Kemi ngritur grupin e punës për identitetin e personit që pak a shumë kemi një emër por do jua bëjmë me dijë me vonë.

Momentalisht janë jashtë rrezikut të dy, në spitalin e traumës po punojnë mjekët. Efektivi nuk është qëlluar, është në drejtorinë e policisë Tiranë për veprimet procedurale", thote Rebani Jaupi, drejtor i policisë së Tiranës.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096719264984131
array(1) { ["section"]=> string(155) "ne-mes-te-dites-ne-tirane-qytetari-i-nxjerr-pistoleten-punonjesit-te-shqiponjave-polici-e-plagos-ne-kembe-por-plagos-padashje-edhe-nje-vajze-ngjarja-202098" }