Në mes të dramës së gjyqit të shkarkimit, mosmarrëveshja Kosovë-Serbi gëzon vëmendje të nivelit të lartë amerikan

Publikuar tek: rajon, më 23:50 25-01-2020 Në mes të dramës së gjyqit të shkarkimit, mosmarrëveshja Kosovë-Serbi gëzon vëmendje të nivelit të lartë amerikan Grenell, I derguari i Trump per dialogun Kosove-Serbi dhe Hashim Thaci

Ndërsa Uashingtoni është i përqendruar tek tensionet me Iranin dhe gjyqin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump, dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane, kanë bërë përpjekje këtë javë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, për përparim në drejtim të zgjidhjes së një çështjeje jo shumë të njohur për shumicën e amerikanëve.

Siç njofton kolegia, Keida Kostreci, vëmendja në nivele të larta të administratës ndaj mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, i ka bërë disa analistë amerikanë të vrasin mendjen se ç’vend zë kjo çështje në politikën e jashtme amerikane, në qendër të së cilës kanë qenë krizat në Korenë e Veriut dhe Iranit dhe e cila ka në qendër sloganin “Amerika e Para.”

Vetë presidenti Trump i ka kushtuar personalisht interes kësaj çështjeje, duke shprehur vlerësimin e tij në Twitter një ditë para se të fillonte gjyqi për shkarkimin në Senat.

Në një postim në Twitter të hënën në mbrëmje, ai shkruante: “Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.” /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071508884429932
array(1) { ["section"]=> string(119) "ne-mes-te-drames-se-gjyqit-te-shkarkimit-mosmarreveshja-kosove-serbi-gezon-vemendje-te-nivelit-te-larte-amerikan-193154" }