Në mes të kryeqytetit, elektriçisti i hyn në shtëpi gruas nga Tirana dhe e përdhunon, e motra zbulon pasojën shokuese pas tetë muajsh (HISTORIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:13 20-01-2017 Në mes të kryeqytetit, elektriçisti i hyn në shtëpi gruas nga Tirana dhe e përdhunon, e motra zbulon pasojën shokuese pas tetë muajsh (HISTORIA) Autori Rezar Bineri

Një histori rrënqethëse dhe në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në mes të kryeqytetit.

A.Myrtaj, 40 vjeçe, ka rënë pre e abuzimit seksual të një elektriçisti që presupozohej të kryente disa punime në shtëpinë e gruas. Por jo vetëm kaq... Tetë muaj më vonë, motra e 40 vjeçares, i ka zbuluar shtatzëninë.

Por si ka ndodhur gjithë historia dhe pse u zbulua me kaq vonesë shtatzënia?

Myrtaj është një grua e divorcuar. Pas 17 vitesh martesë ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një djalë. Djalin, pas divorcit e mori i ati në Itali, aty ku dhe jeton ndërsa 40 vjeçarja fill pas ndarjes nga i shoqi, shfaqi shenja luhatjeje me shëndetin mendor dhe më vonë u diagnostikua me sëmundjen e skizofrenisë, raporton newsbomb.al.

Pas kësaj 40 vjeçarja shpërngulet në banesën e motrës më të madhe e cila kujdeset për të. Motra e Myrtajt thërreth një ditë në shtëpi një elektriçist, shtetasin 55 vjeçar Rezar Bineri për të kryer disa punime.

Por Bineri përfiton nga koha kur motra e 40 vjeçares ishte në punë për të hyrë në banesë e për të abuzuar seksualisht me gruan e sëmurë. Nisur nga gjendja mendore e saj, Bineri i ka premtuar se do e merrte për grua, se do jetonin bashkë dhe ka abuzuar disa herë të tjera me 40 vjeçaren.

Sipas burimeve të newsbomb.al, referuar edhe deklaratës në polici të Binerit, ky i fundit ka abuzuar me gruan për 5 vite rresht, ndonëse sipas tij ata ishin në një lidhje “normale”. Vetëm një muaj më parë, motra e Myrtajt vë re se barku i 40 vjeçares ishte rritur së tepërmi dhe dyshonse nuk bëhej fjalë për shtim peshe. Në këto kushte e çon për vizitë te mjeku specialist dhe aty zbulon të vërtetën shokuese: motra e saj ishte tetë muajshe shtatzënë. Pas kësaj, Myrtaj tregon në shtëpi për elektriçistin 55 vjeçar dhe të divorcuar i cili kishte abuzuar seksualisht me të. 

Sipas asaj që 40 vjeçarja i ka rrëfyer të motrës, 55 vjeçari e ka mashtruar dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. “S’doja. Ai më thoshte hajde se do jetojmë bashkë”, mësohet t’i ketë thënë Myrtaj të motrës duke përsëritur se nuk donte dhe se elektriçisti e kishte detyruar. Tashmë 40 vjeçarja jeton me motrën e saj në kushte të vështira, me të  ardhura nga një pension kemp, tejet minimalist. Ajo ka vendosur ta lindë fëmijën por më pas do t’ia lerë maternitetit, në pamundësi për ta mbajtur e rritur vetë ndërkohë që Bineri ndodhet në burg.

Për pak ditë do vijë në jetë një vajzë, që pavarësisht rrethanave të ngjizjes e një historie në kufijtë e të pabesueshmes ka të drejtë të rritet e bukur dhe e shëndetshme. / Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenton t'i japë para punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari (Emri)
Emergjencat Civile raportojnë situatën: Të gjitha akset kombëtare të kalueshme »
Article Logic
Execution time: 0.010969161987305
array(1) { ["section"]=> string(146) "ne-mes-te-kryeqytetit-elektricisti-i-hyn-ne-shtepi-gruas-nga-tirana-dhe-e-perdhunon-e-motra-zbulon-pasojen-shokuese-pas-tete-muajsh-historia-66106" }