Në mes të Tiranës, fansi tenton t’i vrasë me pistoletë të dashurin Luana Vjollcës, si i shpëtoi jetën shefi i krimeve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:33 13-04-2017 Në mes të Tiranës, fansi tenton t’i vrasë me pistoletë të dashurin Luana Vjollcës, si i shpëtoi jetën shefi i krimeve

Zbulohen detaje të reja nga sherri i mbrëmshëm i prezantueses së njohur Luana Vjollca dhe arsyet pse i dashuri i saj Krenar Çoçaj u rrah nga fansi i çmendur i Luanës, një person që me sa duket e ndjek ngado shkon, Besmir Lila 31-vjeç.

BalkanWeb ka zbardhur të gjithë ngjarjen që nga momenti kur fansi i fiksuar pas Luanës i afrohet tek makina dhe siç raporton gazetarja Dorjana Bezat, Luana ka qenë quke ecur në rrugën “Teodor Keko” në Unazë të Re me makinën e saj, ndërsa nga pas ka qenë i dashuri Krenar Çoçaj me një makinë Range Rover.

luaaaaaaaaa_copy.png

Kur kanë qenë pranë një semafori, makinat kanë ngecur në trafik dhe në ato momente Besmir Lila i ka prerë rrugën Luana Vjollcës, duke i shkuar tek xhami i makinës, ku i ka kërkuar që ajo të hapë xhamin e të komunikojë me të.

Duke parë ketë situatë, i dashuri i saj nuk e ka duruar dot dhe i ka kërkuar Besmirit të mos e shqetësojë më Luanën, pasi ka qenë në dijeni të përndjekjeve këmba-këmbës prej 3 muajsh.

foto.jpg

Por Lila i është përgjigjur me dhunë duke e grushtuar Çocajn. Në këtë konflikt është përfshirë edhe Luana, e cila ka tentuar të ndajë djemtë.

Në konflikt e sipër, Lila ka tentuar të nxjerrë nga çanta dhe një pistoletë, por fatmirësisht nuk mundi ta përdorte,  pasi pak minuta më vonë në zonë ka qenë duke patrulluar shefi i krimeve të komisariatit nr. 6 së bashku me një patrullë, e cila ka ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin e 2 djemve në komisariat.

Policia sekuestroi dhe armën pa leje që posedonte Besmir Lila. Pas marrjes në pyetje i dashuri i Luanës u la i lirë, ndërsa Besim Lila u arrestua në flagrancë për “përndjekje dhe armëmbajtje pa leje”.

kren.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03495717048645
array(1) { ["section"]=> string(121) "ne-mes-te-tiranes-fansi-tenton-t-i-vrase-me-pistolete-te-dashurin-luana-vjollces-si-i-shpetoi-jeten-shefi-i-krimeve-75051" }