Në ndihmë të Amatriçes, restorantet fusin në menu recetën tradicionale për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Publikuar tek: bota, më 12:40 25-08-2016 Në ndihmë të Amatriçes, restorantet fusin në menu recetën tradicionale për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Restorantet nga vende të ndryshme të botës kanë futur në menu pjatën tradicionale të Amatriçes për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit të një dite më parë.

Përpara lëkundjeve shkatërruese sizmike të së mërkurës, qyteti i vogël italian njihej për të ashtëquajturat “Spaghetti all'Amatriciana”, makaronat me salcën e domateve të gatuara brez pas brezi me mish nga koka e derrit, vaj ulliri, verë të bardhë, spec djegës dhe djathe “pecorino”.

Mbi 600 restorante e kanë vendosur këtë pjatë në menunë e tyre për t’i dhurojnë Kryqit të Kuq italian dy euro për çdo shitje.

Ideja, thotë njëri nga nismëtarët e fushatës, Paul Bell, lindi thjesht nga dëshira për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti dhe që kthyen një pjesë të madhë të qytezës në grumbull gurësh.

“Spaghetti all'Amatriciana” i ka fillesat në vitin 1700. Makaronat janë aq popullore sa Amatriçe zhvillon çdo vit një festival kushtuar atyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmohet me armë eskorta e kreut të opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu
Ja pse qeveria italiane dhuron 500 euro për çdo të ri që mbush 18-vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.022095918655396
array(1) { ["section"]=> string(115) "ne-ndihme-te-amatrices-restorantet-fusin-ne-menu-receten-tradicionale-per-te-ndihmuar-te-prekurit-nga-termeti-50832" }