Në ndihmë të hetimit për viktimat e korrupsionit në ndërtim

Publikuar tek: analiza-komente, më 15:02 03-12-2019 Në ndihmë të hetimit për viktimat e korrupsionit në ndërtim

Nga Zef Preçi, 

Edhe pse personalisht jam pesimist se nga hetimet e nisura në Durrës dhe zonat e tjera të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 mund të ketë vërtet një fillim të ndëshkimit të abuzimeve në menaxhimin urban, respektimin e kuadrit ligjor në fuqi, etj., po bëj një sugjerim publik për organin e akuzës.

Nisur nga studimet tona mbi korrupsionin dhe kapjen e shtetit, por edhe nga përvoja e vendeve të tjera, rezulton se interesat publike janë cënuar dhe cënohen më rëndë se me gjithcka tjetër nëpërmjet akteve ligjore dhe nën-ligjore që mundësojne veprimet korruptive dhe pandëshkueshmërinë e personave përgjegjës për cënimin e këtyre interesave. Për këtë mjafton një “shëtitje” mbi kuadrin ligjor në fuqi për pronat dhe kadastrën, për të kuptuar se lobet përfituese politike dhe të biznesit, përndryshe oligarikët e sotëm, janë “kujdesur” që të injorojnë interesat legjitime të pronarëve, i kanë kthyer ata de facto ne ish-pronarë, kanë shtyrë në kalendat greke kompensimin e tyre si dhe kanë krijuar terrenin që përfituesit t’i pronësojnë trojet dhe tokat që nuk jane të tyre, t’i “zhvillojne” ato, t’i tjetërsojnë duke u pasuruar brenda një kohe rekord dhe pastaj edhe të zhvendosen madje edhe në fusha të tjera biznesi duke i lënë pronarët të plaken dyerve të gjykatave si preja kryesore e sistemit të kalbur juridik të vendit.

E tash te vijme të problemi i ditës dhe sugjerimi im. E ftoj prokurorinë që të hetojë evoluimin e kuadrit rregullator në fushën e ndërtimit, me konkretisht pjesën që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kateve (lartësitë) e ndërtesave, zvogëlimin e distancave ndërmjet godinave të banimit/biznesit dhe të këtyre të fundit nga rrugët publike, etj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kuadrin ligjor për ndërtimet në zonat kënetore, rërën e plazheve, zonat e mbrojtura, etj. Kujtoj se edhe në regjimin e shkuar – saktesisht qysh në vitin 1964 - për këtë sektor ka patur rregulla të shkruara qartë, sigurimi i të cilave dhe ndjekja e evoluimit të legjislacionit prej asaj kohe është plotësisht e mundshme. Ose cilido qytetar i këtij vendi mund të pyese se përse nuk ka përfunduar edhe sot e kësaj dite rregjistrimi i pasurive të patundshme, madje as i atyre që janë në pronësi të shtetit… A mund të ketë shpërdorim më të madh detyre nga zyrtarët e lartë se sa ruajtja e status quo-së?

Nese prokuroria do të bënte këtë duke zgjeruar objektin e hetimit të nisur, edhe pse pjesa më e madhe e kuadri ligjor në fushën e ndërtimit është “vulosur” në Kuvendin e Shqipërisë, nuk do të jetë e vështirë për të kuptuar se cfarë interesash okulte perfaqësojnë një pjesë e mirë edhe e atyre që janë sot në atë sallë. Po kështu edhe “kultura e pandëshkueshmërisë” fillon të marrë fund dhe kursehen jetët e njerëzve, duke dhënë shpresa se ky vend mund të bëhet i jetueshëm për ta.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091118812561035
array(1) { ["section"]=> string(66) "ne-ndihme-te-hetimit-per-viktimat-e-korrupsionit-ne-ndertim-188259" }