Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, Komunteti i Myslimanëve të Krujës i gjendet pranë familjes Sala

Publikuar tek: aktualitet, më 08:39 08-12-2019 Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, Komunteti i Myslimanëve të Krujës i gjendet pranë familjes Sala

Nuk mund të shihja në kasollen e bagëtive, ndaj vendosëm të ndihmonim këtë njeri- kështu ka thënë Hoxha i Krujës Muharrem Vrana.

Pas lajmit të publikuar dhe gjendjen e vështirë të banorit nga Fushë Mamurrasi Asllan Sala, menjëherë Komuniteti Mysliman i Krujës mundësoj disa ndihma për familjen e dëmtuar nga tërmeti, ndërsa kryefamiljari Asllan Sala i kalon netët pranë bagëtivë. Kjo situatë e vështirë që po përjeton kjo familje, dhe kërkesave të tij për t'u paisur me çadra, dhe sendet e nevojshme, grupi i vullentarëve të Komunitetit Mysliman të Krujës, i kanë ardhur pranë banesës së 54 vjeçarit nga Fushë Mamurrasi.

 Sipas Hoxhës së Krujës Vrana, Myftinia e Krujës ka ardhur në ndihmë disa familje të cilat kanë patur dëmtime në banesat e tyre nga tërmeti 26 nëntorit. Të tjera kontribute do të vijojnë për banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, me kontributin tonë dhe me ndihmën e Zotit dom të jemi pranë tyre- ka përfunduar Hoxha Muharrem Vrana.

79376453_2542153189330322_4250417124951982080_n.jpg79171376_580434499167577_2314411593523265536_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023868083953857
array(1) { ["section"]=> string(107) "ne-ndihme-te-te-prekurve-nga-termeti-komunteti-i-myslimaneve-te-krujes-i-gjendet-prane-familjes-sala-188747" }