Në një javë arrestohen 9 persona në Vlorë dhe merren masa për 453 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:01 18-04-2015 Në një javë arrestohen 9 persona në Vlorë dhe merren masa për 453 të tjerë

Në Vlorë janë arrestuar dhe ndjekur penalisht 9 persona për shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor si: “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Policia e Qarkullimit Rrugor i ka arrestuar këta persona duke drejtuar automjete dhe motorra pa patentë. Gjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masa administrative 453 drejtues mjetesh dhe midis tyre, 203 janë drejtues të cilët janë ndëshkuar për qëndrim të gabuar të mjetit,84 drejtues janë ndëshkuar për mosmbajtje të rripit të sigurimit, 102 drejtues për përdorim të telefonit, 20 drejtues për xhama të zinj në automjete, ndërsa 21 drejtues të tjerë për shkelje të tjera të ndryshme.

Sa i përket lejeve të qarkullimit janë tërhequr 16 leje si dhe  l3 të tjera janë pezulluar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidentoi vajzën 3 vjeçe, arrestohet drejtuesi i mjetit në Patos
Media italiane: Kompania që do punojë për infrastrukturën e TAP në Shqipëri ka favorizuar mafian "Cosa Nostra" »
Article Logic
Execution time: 0.011252880096436
array(1) { ["section"]=> string(79) "ne-nje-jave-arrestohen-9-persona-ne-vlore-dhe-merren-masa-per-453-te-tjere-9121" }