“Kartolinë e zezë” kështu e quan ish kryeministi Berisha atë që kanë marrë punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë. Berisha akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se ka pushuar nga puna, 550 punonjës në vetëm një javë. Ish kryeministri shkon edhe më tej duke pihuar se rekrutimet e reja po bëhen “kundrejt rryshfetit prej 60 mijë euro për person”.
“Në një jave pushohen nga puna, nga Bashkia e Tiranës 550 punonjës. Vetëm më dt 31 dhjetor dëbohen nga puna, në menyre antiligjore, 350 punonjës të UKT!!
Të dashur miq, dje arriti në 550 numri i punonjesve të UKT të përzënë ditët e fundit në mënyrë antiligjore nga puna. Vetëm më dt 31 dhjetor, morën urdhërin e dëbimit nga puna 350 punonjës të UKT. Kjo ishte kartolina e zezë që ata dhe familjet e tyre morën nga Erion Veliaj.
Motivacioni nuk është dhënë me asnjë shkrese bashkëlidhur që të vërtetojë motivin e lirimit, dhe pjesa dërrmuese e punonjësve kanë qenë me kontratë të përhershme, kështu që praktika e ndjekur është tërësisht e jashtligjshme.
Gjithashtu, para dy muajve, në shkelje flagrante të ligjit të sherbimit civil Erion Veliaj largoi nga stafi i bashkisë 120 punonjës të gjithë me status të nëpunesit civil. Ai ndërmorri këtë veprim ndërkohe që rriti me qindra vetë numrin e punonjësve të Bashkisë së Tiranës.
Rekrutimet e reja po bëhen kundrejt ryshfetit prej 6 mijë euro për person! Sb”, përmbyll ish kryeministri.