Në një orë, 580 policë dalin nëpër rrugët e Shqipërisë dhe...ky është rezultati

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 15-03-2017

Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar operacioni "Blici Rrugor", i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Operacioni nisi në orën 11:30 dhe zgjati deri në orën 12:30. Sot u angazhuan rreth 580 punonjës Policie në total. Si dhe u ngriten e funksionuan 114 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 11:30 deri në orën 12:30 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën: 81 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. 123 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 148 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Policia bën me dije se operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjehrra i keqtrajtonte vajzën, detyrohet ta dorëzojë në befotrof, apeli i nënës: Më ndihmoni të gjej Matildën
IKMT aksion masiv në Krastë të Krujës, shemben 20 furra gëlqereje (FOTO+ VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.019779920578003
array(1) { ["section"]=> string(82) "ne-nje-ore-580-police-dalin-neper-rruget-e-shqiperise-dhe-ky-eshte-rezultati-72004" }