Në orët e vona të natës tentoi të vidhte një kioskë në Fier, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari nga Tirana

Publikuar tek: aktualitet, më 14:19 07-04-2020 Në orët e vona të natës tentoi të vidhte një kioskë në Fier, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari nga Tirana Ilustruese

Arrestohet një 19-vjeçar nga Tirana i cili tentoi të vidhte një kioskë në Fier.

E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë ka shfrytëzuar situatën e krijuar nga COVID 19 dhe orët e vona të natës për tentativën e tij që ka dështuar pasi është kapur në kohë nga forcat policore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, parandaluan një tjetër tentativë vjedhje duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë orëve të vona të natës, në lagjen”15 Tetori”, Fier, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke tentuar të vjedhë me thyerje kioskën  në pronësi të shtetasit H. J.

Gjithashtu nga hetimet e kryera, ky shtetas rezulton të jetë autor i dyshuar i vjedhjes së baterisë dhe dokumentave të automjetit në pronësi të shtetasit R.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje" dhe "Vjedhje e mbetur në tentativë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010468006134033
array(1) { ["section"]=> string(112) "ne-oret-e-vona-te-nates-tentoi-te-vidhte-nje-kioske-ne-fier-arrestohet-ne-flagrance-19-vjecari-nga-tirana-201730" }