Në panik, durrsakët strehohen në ‘Niko Dovana’, apel për ndihmë qeverisë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 02:24 22-09-2019 Në panik, durrsakët strehohen në ‘Niko Dovana’, apel për ndihmë qeverisë (VIDEO) Situata ne 'Niko Dovana', banoret durrsake gjate nates e gdhijne jashte

Pas tërmetit të fundit me magnitudë 4.9 ballë i cili goditi Durrësin pak pas mesnate, shumica e banorëve të qytetit bregdetar në panik kanë vendosur që të flejnë jashtë nëpër ambjente të hapura apo në makinat e tyre.

Disa qytetarë i bëjnë apel strukturave shtetërore që të ndihmojnë popullatën me batanije dhe ushqime, pasi temperaturat gjatë natës janë të ulta.

 Një pjesë e qytetarëve është zhvendosur edhe pranë stadiumit ‘Niko Dovana’ dhe kanë improvizuar çadra si dhe kanë parkuar makinat në ambjentet e jashtme të stadiumit, transmeton newsbomb.

Një qytetar i indinjuar nga Durrësi me anë të një videoje i ka bërë me dije strukturave vendore që të mobilizohen pranë stadiumit të qytetit, pasi shumë banorë dhe mes tyre të moshuar dhe fëmijë janë zhvendosur në ‘Niko Dovana’nga frika e lëkundjeve të tjera gjatë natës.

Për shkak edhe të temperaturave të ulta shumica kanë nevojë që të pajisen me batanije, jorganë dhe çadra për të kaluar natën.

stadium.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26627683639526
array(1) { ["section"]=> string(81) "ne-panik-durrsaket-strehohen-ne-niko-dovana-apel-per-ndihme-qeverise-video-179332" }