‘Në PD sot ka vlerë vetëm kryetari’, Patozi: Kam thënë që nga koha e ‘Çadrës’…

Publikuar tek: politike, më 21:41 21-05-2019 ‘Në PD sot ka vlerë vetëm kryetari’, Patozi: Kam thënë që nga koha e ‘Çadrës’…

Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Përballë’ në RTSH.

Patozi u shpreh se: ‘Në PD sot ka vlerë vetëm kryetari dhe gjithë të tjerat nuk kanë rëndësi’.

I pyetur se pse nuk i ka deklaruar këto mendime më herët kur ka qenë në PD, Patozi është përgjigjur se nuk ka qenë gjendja kaq e rëndë në parti.

Më tej Patozi ka shtuar se do të donte të kishte bërë më tepër kur ka qenë në PD, kur ka edhe të tjerë që duhet të bënin më shumë se ai.

‘Sepse në PD në atë kohë nuk ka qenë gjendja kaq shumë e rëndë. Ka plot që më thonë se ku ke qenë atëherë ti Adam, po nuk ka qenë gjendja kështu  atëherë. Unë që nga koha e ‘Çadrës’ i kam  thënë Lulzim Bashës që nuk mund ta çojmë partinë  jashtë zgjedhjeve. Ata thanë jo nuk dilet në zgjedhje me Edi Ramën dhe dolën. Edhe tani unë ja kërkova. Do doja të kisha bërë shumë tepër në këtë sistem të kalbur, por të tjerët duhet të bënin shumë më shumë se unë’, tha Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.099572896957397
array(1) { ["section"]=> string(78) "ne-pd-sot-ka-vlere-vetem-kryetari-patozi-kam-thene-qe-nga-koha-e-cadres-165192" }