Kryeministri Rama ka thirrur në takim sot, në Selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, 12 drejtuesit politikë në qarqe të kësaj force politike.
Mbledhja nisi prej orës 08.30 të këtij mëngjesi, ndërsa në fokus kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, ku drejtuesit e qarqeve raportohet se kanë dorëzuar një raport për zhvillimin e fushatës. Gjithashtu, ata kanë raportuar dhe mbi ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve.
Kujtojmë që mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve ka qenë e përjavshme, por prej dy muajsh nuk është zhvilluar. Saktësisht, takimet e Ramës me drejtuesit politikë në Selinë e PS janë pezulluar që në muajin nëntor kur Komiteti Teknik njoftoi masat antiCovid, për moslejmin e grumbullimeve.