Në pishat e Qerretit, Ismail Kadare fotografohet krah Helenës

Publikuar tek: kulture-art, më 16:49 15-07-2019 Në pishat e Qerretit, Ismail Kadare fotografohet krah Helenës

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena janë fotografuar gjatë ditës së sotme në plazhin e Qerretit.

Ata mesa duket kanë nisur pushimet, pasi nga foto e realizuar në krah të përkthyesit Xhimi Lazri shihen në pishat e Qerretit.

Mirëpo  ajo çka bie menjëherë në sy është paraqitja e çiftit Kadare.

Ismaili dhe Helena shfaqen të veshur shumë thjeshtë, sa që mund të kuptohet sikur janë lënë pas dore. Për një shkrimtar të tillë me famë botërore, një veshje e tillë mund të tregojë edhe një mosvlerësim të plotë.

Kujtojmë që vepra e Kadaresë është përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme të botës, duke qenë kështu përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

66902464_686706001793090_592210478982234112_n (1).jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077910423278809
array(1) { ["section"]=> string(67) "ne-pishat-e-qerretit-ismail-kadare-fotografohet-krah-helenes-172282" }