Në prag dështimi seanca e tretë konstruktive në Kosovë, deputetit i PDK lajmëron bojkot

Publikuar tek: rajon, më 09:55 09-08-2017 Në prag dështimi seanca e tretë konstruktive në Kosovë, deputetit i PDK lajmëron bojkot

Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet deputetit të saj Enver Hoxhaj ka deklaruar se në seancën e rradhës konstruktive për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit dhe Kryeministrit, ka lajmëruar se do të mungojë ditën e nesërme në Kuvend.

“Dua të ju informoj se ne nuk marrim pjesë në seancë, ju mund të vazhdoni në pafundësi të hyni në sallë por ju ftoj të ruhet dinjiteti i sallës. Nuk është mire të merren vendime pa konsultime ashtu siç e keni caktuar ju seancën. Fuqia për të zgjedhur kryetarin është në anën tonë dhe ne do ta shfrytëzojmë këtë të drejtë”, u shpreh Hoxhaj.

Që prej seancës së parë, koalicioni PAN, ka propozuar si kryetar të Kuvendit Kadri Veselin dhe për kryeministër Ramush Hardinaj, emra që janë kundërshtuar me forcë nga opozita. Seanca e së mërkurës do të jetë seanca e 3, ndërkohë kujtojmë se 2 seancat e para kanë dështuar për shkak të mungesës në sallën e Parlamentit të deputetëve të koalicionit që do të qeverisë Kosovën vitet e ardhshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet rafineria e përpunimit të heroinës në Itali, arrestohen dy shqiptarë
Lëvizje në politikën kosovare, Pacolli takohet me Albin Kurtin »
Article Logic
Execution time: 0.013063192367554
array(1) { ["section"]=> string(92) "ne-prag-deshtimi-seanca-e-trete-konstruktive-ne-kosove-deputetit-i-pdk-lajmeron-bojkot-88631" }