Në prag të "Luftës së Tretë Botërore"?

Publikuar tek: bota, më 20:54 07-04-2017 Në prag të

Thellohet konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për shkak të Sirisë. Rusia mban qëndrim pas sulmeve nga ushtria amerikane e cila hodhi 59 raketa në një zonë ushtarake të Bashar Al-Assad në Siri, ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska ka dërguar në Mesdhe luftanijen e saj me raketa dhe me sistem anti-raketë. Luftanija ruse është kthyer nga Deti i Zi për në Mesdhe në drejtim të Sirisë për të parandaluar një sulm tjetër të mundshëm nga ushtria amerikane e cila është pozicionuar me dy luftanije “USS Ross” dhe “USS Porter”, përmes të cilave u kryen sulmet.

SHBA iu përgjigj sulmeve me gaz toksik të ushtrisë ruse dhe të regjimit të Asad në veri të Sirisë, ku u vranë 80 civilë përfshirë gra dhe femijë.

“Edhe foshnje të bukura u vranë në mënyrë brutale. Është një vdekje e ngadaltë dhe barbare. Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të vuajë një horror të tillë. Kryem sulmet e para, por do shihni që ky është vetëm fillimi”-tha presidenti Donald Trump pas sulmeve në Siri.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka quajtur sulmet ajrore amerikane në Siri  një “akt i paligjshëm agresioni”.

Ndërsa përkrah SHBA-ve janë reshtuar një sër shtetesh që  përkrahin  sulmet e nisura në Siri .

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01313591003418
array(1) { ["section"]=> string(41) "ne-prag-te-luftes-se-trete-boterore-74454" }