Në prag të zbulimit për COVID-19, vritet brutalisht studiuesi në SHBA

Publikuar tek: bota, më 10:10 06-05-2020 Në prag të zbulimit për COVID-19, vritet brutalisht studiuesi në SHBA Bing Liu

Një profesor i Universitetit të Pittsburgh në SHBA, i cili po hulumtonte për koronavirusin, është vrarë.

 

Bëhet fjalë për  Bing Liu, 37 vjeç i cili u gjet i vrarë në shtëpinë e tij. 'Wrcbtv' raporton se Liu u vra nga një person i cili nuk është indetifikuar ende, qe më pas vrau veten.

Profesori i kërkimit shkencor u gjet me plagë në kokë dhe qafë të cilat  ishin të shkaktuara nga nje armë. Policia dyshon se autori dhe viktima  e njihnin njëri-tjetrin.

Para se të vritej raportohet se ai  ishte në faza të avancuara të kuptimit të thelluar për Covid-19, tha universiteti.

“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat celulare të SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të kompletojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i Universitetit Pittsburgh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifrat në 24 në Francë, vijon të vdesin shumë persona si pasojë e Covid-19
»
Article Logic
Execution time: 0.010976076126099
array(1) { ["section"]=> string(75) "ne-prag-te-zbulimit-per-covid-19-vritet-brutalisht-studiuesi-ne-shba-205354" }