Policia Kufitare e Kapshticës ka vënë në pranga shtetasin Altin Rustemi, 37 vjeç, i cili ishte duke transportuar 4 shtetas të komunitetit rom, që i thanë policisë se kishin si qëllim të shkonin drejt Gjermanisë.
37-vjeçari i kishte fshehur 4 personat në automjetin e tij për t’i trafikuar drejt shtetit gjerman. Policia pas kontrollit ka bërë menjëherë ndalimin e tij si dhe ka shoqëruar 4 shtetasit e trafikuar, për t’i marrë në pyetje .