Në kuadër të aksionit për parandalimin e aksidenteve rrugore janë arrestuar 7 persona për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Kështu, janë arrestuar Saimir Mullai, 52 vjeç, Lorid Bulla, 21 vjeç, Kreshnik Brakaj, 30 vjeç, Xhuljan Bici, 27 vjeç, Arsen Kosta, 37 vjeç, të cilët u kapën nga policia duke drejtuar mejtet pa leje drejtimi.
Bashkë me ta u arrestuan edhe shtetasit Veledin Selmanaj, 70 vjeç, pasi u kap në flagrancë në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar motorçokletën tip “Benz”, nën efektin e alkolit.
Lindiano Kastrioti, 23 vjeç, ra gjithashtu në pranga pasi duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka goditur shtetasen M.XH, vjeç 57, e shtruar në Spital në Tiranë për trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.