Në pranga dy femra, shpërndanin drogë në Elbasan e Gramsh

Publikuar tek: aktualitet, më 09:48 27-02-2015 Në pranga dy femra, shpërndanin drogë në Elbasan e Gramsh

Policia ka arrestuar një grup që shpërndante drogë në Elbasan e Gramsh, ku mes tyre janë edhe dy femra, Manushaqe Sadushi dhe Rudina Sadushi. Në kërkim është shpallur edhe një person tjetër me iniciale S.S, ndërkohë që një pjestar i grupit është i dënuar në burgun e Peqinit.

Grupit i është sekuestruar 1.8 kilogramë heroinë, 380 gramë kokainë dhe 3 kilogramë marijuanë.

Policia e Elbasanit bëri me dije se të arrestuarit janë Manushaqe Sadushi, 65 –vjeç, Rudina Sadushi, 43 vjeç dhe Storado Sadushi 20 vjeç që të tre banues në Elbasan. Të arrestuarit e tjerë janë Erind Miraka, 23 vjeç dhe Andi Braçja 20 vjeç banues në Gramsh.

Personi që ndodhet në burg, për të cilin janë zbuluar lidhjet me grupin është 32 –vjeçari Ervin Basha i dënuar me 8 vjet burg. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Fatos Leçini
Ndiqen penalisht tre punonjës të Universitetit të Elbasanit »
Article Logic
Execution time: 0.01343297958374
array(1) { ["section"]=> string(61) "ne-pranga-dy-femra-shperndanin-droge-ne-elbasan-e-gramsh-4544" }