Elhaida Dani po pret me emocion të madh konkurimin e saj në skenën gjigande të Eurosong. Ndonëse prova e parë e Elhaidës nuk rezultoi e sukseshme, këngëtarja tha më vonë se zëri i ishte rikthyer dhe ishte më gati se kurrë.
Ambasadori shqiptar në Austri Roland Bimo ka pritur Elhaidën në Austri duke i dhënë gjithë mbështetjen e tij.
“Kënaqësi dhe nder të takoj Elhaida Danin. I uroj asaj gjithë suksesin e mundshëm.shqiptarët në Austri”, shkruan ambasadori i cili bashkangjit edhe këtë foto me Elhaidën. Elhaida duket në formë dhe e gjallë më “I’m Alive”.