Në pritje të fëmijës së parë, nusja e Ledrit tregon ndryshimet në trup gjatë shtatzanisë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:41 03-08-2020 Në pritje të fëmijës së parë, nusja e Ledrit tregon ndryshimet në trup gjatë shtatzanisë

Ata janë padyshim një nga çiftet më simpatikë të showbizz-it shqiptar. Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, sidomos tani që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Pasi bënë me dije se janë në pritje të një vajze, Sara ka ndarë me ndjekësit e saj foto të ëmbla me barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi bukuroshja ndryshe nga herët e tjera, me anë të një postimi në ‘Instastory’, na ka treguar pasojat e shtatzanisë.

Ajo ka postuar një foto, ku shihet në bregdet me një gotë kapucino.

Në foto vihet re strijat në pjesën anësorë të kofshëve, që kanë nisur t’i formohen Sarës, pas shtimit në peshë. Strijat janë normale për gratë shtatzënë, dhe u krijohet 75% të grave shtatzënë.

Si duket Sara ka vendosur të ndajë me ndekësit e saj ndryshimet që pëson në trup gjatë shtatzanisë.

Kujtojmë që Sara dhe Ledri ndodhen në Shqipëri dhe po shijojnë pushimet në bregdet.

Screenshot_10.png

Screenshot_9_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010448932647705
array(1) { ["section"]=> string(94) "ne-pritje-te-femijes-se-pare-nusja-e-ledrit-tregon-ndryshimet-ne-trup-gjate-shtatzanise-215956" }