Në pritje të raportit të ri, a e ka përmirësuar Qeveria klimën e biznesit në Shqipëri?

Publikuar tek: ekonomi, më 18:52 22-10-2016 Në pritje të raportit të ri, a e ka përmirësuar Qeveria klimën e biznesit në Shqipëri?

Në raportin e publikuar në të njëjtën periudhë një vit më parë të “Doing Business 2016, Shqipëria zbriti 35 vende duke u renditur në vendin e 97.

Të gjithë treguesit vitin e kaluar shënuan rënie me përjashtim të mbrojtjes së investitorëve të pakicës, ku Shqipëria është përmirësuar me 10 vende. Rënien më të madhe e kishte dhënia e lejeve të ndërtimit, për të cilën Qeveria u justifikua se e priste diçka të tillë, për shkak të bllokimit në të gjithë vendin.

Rezultat negativ mori dhe pagimi i taksave, me një rënie me 12 pozicione, duke zbritur në vendin e 142. Marrja e kredisë zbriti me 6 pozicione, energjia me 3 dhe regjistrimi i pasurisë me 3 vende. Edhe fillimi i një biznesi, një nga treguesit ku Shqipëria kishte pasur ecurinë më të mirë vitet e fundit u përkeqësuame 4 pozicione, duke zbritur në vendin e 58. Ndryshime nuk pati zbatimi i kontratës dhe tregtia kufitare.

Me interes pritet raporti për vitin 2017 pasi Qeveria pretendon se ka ndërmarrë nisma që e lehtësojnë biznesin, ndërsa opozita akuzon përditë se klima në vend është rënduar maksimalisht.

E vërteta është se shumë biznese, kryesisht të vogla, janë duke përjetuar krizë të madhe, ndërsa asnjë investitor i madh nuk është afruar në Shqipëri.

Screenshot_10.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024769067764282
array(1) { ["section"]=> string(90) "ne-pritje-te-raportit-te-ri-a-e-ka-permiresuar-qeveria-klimen-e-biznesit-ne-shqiperi-57073" }