Vetëm një muaj më parë në festën e mirëseardhjes që Zajmina organizoi për beben e saj, vendosi që të zbulojë edhe emrin. Vajza do të quhet Khloe.
Ndërsa ajo do edhe pak kohë të vijë në jetë, Zajmina ka zbuluar se se ka zgjedhur ta quajë kështu vajzën e saj. Në një intervistë për “Revista Who” Zajmina ka treguar se emri i ishte fiksuar prej vitesh dhe sapo mori vesh që do ishte vajzë u lumturua shumë.
Mirëpo përveç kësaJ ajo ka edhe një arsye tjetër më të fortë, pasi ka dashur që emri i vajzës të ngjajë me atë të bashkëshortit që quhet Klodian.
“Unë kam qenë e fiksuar prej vitesh me këtë emër dhe kur mora vrsh që ishte vajzë u lumturova shumë se emrin e kisha gjetur. Ndoshta dhe Klodi, për të qenë një emër i ngjashëm me babin”, ka thënë Zaimina.