Në protestat në SHBA ndodh gjithçka: Nga makinat e policisë që kalojnë mbi turmë e deri te oficerët që dorëzojnë armët (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 07:31 01-06-2020 Në protestat në SHBA ndodh gjithçka: Nga makinat e policisë që kalojnë mbi turmë e deri te oficerët që dorëzojnë armët (FOTO-VIDEO) Sherifi ne Michigan i bashkohet protestuesve

Vrasja e afro-amerikanit George Floyd nga oficeri amerikan Derek Chauvin ka ngjallur protesta të mëdha prej ditësh në SHBA.

Protestat janë përshkallëzuar shumë, pasi protestuesit kanë djegur 3 komisariate policie dhe kanë sulmuar me mjete të forta makinat dhe efektivët e policisë.

Por edhe më të dhunshme këto protesta u bënë kur një protestues 19 vjeçar u vra në mes të rrugës nga një automjet që dyshohet të ketë qenë i policisë.

Presidenti Trump urdhëroi Gardën Kombëtare të SHBA të zhvendosej në Minneapolis, aty ku protestat janë më të dhunshme.

Ditën e djeshme një video ka qarkulluar në mediat e huaja ku shihet se një makinë policie kalon mbi protestuesit që nuk lejonin efektivët e policisë të kalonin, duke marrë zvarrë disa protestues.

Por jo në të gjitha shtetet policët janë treguar të dhunshëm, pasi një sherif në Michigan iu bashkua protestuesve, duke thënë se kishte dëshirë që ta kthente këtë protestë të dhunshme në një paradë ndërgjegjësimi.

"Arsyeja e vetme që jemi këtu është të sigurohemi që do të vihet drejtësi. Këta njerëz duan që polici atje t'i përqafojë", tha sherifi, që hodhi armën dhe marshoi kundër brutalitetit ndaj njerëzve me ngjyrë.

Ndërkohë protestat vazhdojnë, ku në disa qytete janë kthyer në parada ndërgjegjëesimi, ndërsa në qytete të tjera protestuesit vazhdojnë të jenë të dhunshëm ndaj policëve, të cilët nga ana e tyre ua kanë kthyer me të njëjtën monedhë.


2.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012945890426636
array(1) { ["section"]=> string(135) "ne-protestat-ne-shba-ndodh-gjithcka-nga-makinat-e-policise-qe-kalojne-mbi-turme-e-deri-te-oficeret-qe-dorezojne-armet-foto-video-208571" }