'Në rast fluksi do zgjedhim kush trajtohet i pari', reagon ashpër Basha: Ky është krim, kush ia jep të drejtën Ramës të zgjedhë kush të jetojë?

Publikuar tek: politike, më 13:17 30-10-2020 'Në rast fluksi do zgjedhim kush trajtohet i pari', reagon ashpër Basha: Ky është krim, kush ia jep të drejtën Ramës të zgjedhë kush të jetojë?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e djeshme në Parlament se nëse do të ketë mbushje të spitaleve për shkak të situatës së pandemisë, atëherë do të detyrohen të zgjedhin se kush do të trajtohet.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ashpër kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili thotë se ky është një krim i rëndë ndaj qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, kryeministri Rama i ka dërguar paratë tek inceneratorët dhe te zyrat e luksit dhe jo tek rritja e numrit të testimeve, që është një nevojë për qytetarët.

"E dëgjuat ministren e Shëndetësisë që tha do zgjedhim kush do trajtohet e kush nuk do marrë trajtim, e dëgjuan të gjithë tek e tha me zë e figurë do zgjedhim kush do trajtohet e kush jo. Pse? Pse kemi ardhur në këtë pikë? Se paratë që duhet të shkonin për të trajtuat të gjithë të sëmurët me Covid, i kanë vjedhur, kjo eshtë e vërteta.

Kush ia jep të drejtën Ramës e kukullave të tij të vendosin kush duhet të marrë trajtim ose jo? Krim më të rëndë se ky a mund të ketë ndaj qytetarëve?

Me fjalë të tjera do zgjedhin kush do jetojë e kush do vdesë. Kush ia jep të drejtën Edi Ramës të zgjedhë kush do të jetojë e kush do të vdesë?”

Pse kemi ardhur në këtë pikë se paratë që duhet të shkonin për të prekurit me COVID, i kanë vjedhur, kjo është e vërteta. Kush ia jep të drejtën Ramës dhe kukullave të tij të zgjedhin kush do marrë trajtim, a ka krim më të rëndë ndaj shqiptarëve? Me fjalë të tjera, kush do jetoj e kush do vdes, jo se nuk ka para, por sepse paratë i ka marrë dhe i ka çuar te zyrat e luksit, te mafia e plehrave. Ku e gjen të drejtën të vendos kush do jetojë e kush do të vdes",- tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sandër Lleshaj kërkon rritje page për Policinë e Shtetit: Kemi nevoja të mëdha për investim
»
Article Logic
Execution time: 0.013172149658203
array(1) { ["section"]=> string(144) "ne-rast-fluksi-do-zgjedhim-kush-trajtohet-i-pari-reagon-ashper-basha-ky-eshte-krim-kush-ia-jep-te-drejten-rames-te-zgjedhe-kush-te-jetoje-225780" }