Në rast përkeqësimi të situatës nga Covid-19 të gjithë i kishin sytë nga Gjermania, por atje spitalet po tejmbushen...

Publikuar tek: bota, më 17:37 21-11-2020 Në rast përkeqësimi të situatës nga Covid-19 të gjithë i kishin sytë nga Gjermania, por atje spitalet po tejmbushen...

Vendi me shëndetësinë më të mirë në botë, Gjermania, ishte shpresa e të gjithë qytetarëve të Europës në rast përkeqsimi të situatës me pandeminë, por tani gjëndja po rëndohet edhe në Gjermani. 

Deri më tani, Gjermania ka pranuar 12,232 pacientë me COVID-19 nga gjithë Europa për t'i kuruar në spitalet e tyre, por vetëm gjatë ditës se djeshme në Gjermani u raportuan 24 mijë raste të reja pozitive me koronavirus.

Sipas CNN, situata po bëhet alarmante edhe në spitalet për trajtimin intensivë të virusit. Ata tregojnë se gjatë dy muajve të fundit, shifrat e pacientëve të shtruar në spitale është rritur nga 267 deri në 3,615.

Gjithashtu, raportet tregojnë se kanë mbetur vetëm 2 shtretër të lirë në spitalin e terapisë intensive në Potsdam, Gjermani shumë pranë kryeqytetit Berlin.

Shefi i Trajtimit Operacional Intesive, Michael Oppert, thotë për CNN se "Nëse gjendja vazhdon me shpejtësinë e tanishme, parashikojmë se edhe spitali jonë i cili ka rreth 1000 shtretër, do të jetë i detyruar të dërgojë pacientët në shtëpi ose në spitale të tjera për t'i kuruar".

Spitali në Potsdam, do fillojë të ndjekë metodën ku do të pranojnë vetëm të infektuarit të cilët kanë nevojë për terapi intensive dhe jo asimptomatikët.

Ndërkohë, Gjermania është 'pushtuar' nga protestat kundër masave anti-covid të vendosura nga qeveria pak ditë më parë.

Mijëra qytetarë mbushën rrugët e Berlinit për të kundërshtuar ligjin i cili i jep fuqinë kancelares, Angela Merkel, për të vendosur kufizime për konsumin e alkoolit në publik, mbylljen e dyqaneve, moslejimin e eventeve sportive dhe kontaktin social midis gjermanëve. Dhjetra qytetarë janë arrestuar nga policia.

126024505_210399510442573_1199423072713094279_n.png

Kujtojmë se që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë raportuar 914 mijë raste pozitive dhe 13,918 humbje jete.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm me raketa në Kabul, 8 të vrarë dhe 30 të plagosur
»
Article Logic
Execution time: 0.012120008468628
array(1) { ["section"]=> string(136) "ne-rast-perkeqesimi-te-situates-nga-covid-19-te-gjithe-i-kishin-syte-nga-gjermania-por-atje-kapacitetet-e-spitaleve-po-tejmbushen-228622" }