Në restorantin e shqiptarit gjenden gazeta zviceriane të vitit 1870 (Foto)

Publikuar tek: bota, më 19:45 17-08-2015 Në restorantin e shqiptarit gjenden gazeta zviceriane të vitit 1870 (Foto)

Gjatë rinovimit të një restoranti në Heiden të kantonit Appenzell në Zvicër, janë gjetur gazeta që datojnë që prej vitit 1870. Ato shërbenin për izolimin e shtëpisë, e cila mendohet të jetë ndërtuar gjatë vitit 1866, ndërsa sot shërben si restorant.

Ky restorant sot ka një pronar shqiptar, i cili ka tërhequr vëmendjen e medieve me zbulimin e gazetave me të vjetra se 140 vite. “Madje edhe mediat gjermane më kanë telefonuar”, thotë për albinfo udhëqësi i restorantit, Destan Rashiti.

Gazetat e zbuluara mbajnë tituj si „Appenzeller Sonntagsblatt“ dhe „Appenzeller Anzeiger“, të cilat ndër të tjera në numrin e 5 gushtit 1876 shkruanin për humbjen e bizeneseve si „Bellevue“ dhe “Felsenkeller“. Më tej shkruhej në gazetë se kërkohej një magaziner, i cili do te merrte një rrogë vjetore prej 600 frangash për punën e bërë.

Mes tjerash mund të lexohet edhe plani i udhëtimit të trenit në vijën Rorschach-Heiden të datës 1 qershor 1876.

Gazeta vendase, „Appenzeller Zeitung“, shkruan se restoranti tani është në duar të Destan Rashiti me prejardhje shqiptare. Ai jeton prej vitit 1990 në Zvicër, ku ka punuar si kamarier dhe që prej gjashtë vitesh drejton restorantin “Bierquelle“.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055107831954956
array(1) { ["section"]=> string(78) "ne-restorantin-e-shqiptarit-gjenden-gazeta-zviceriane-te-vitit-1870-foto-18579" }