Radikali serb Vojislav Sheshel përsëriti qëndrimin e tij kundër administratës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden.
Në televizionin serb Tv Prva ai tha se me zgjedhjen e Biden do të dalin në sipërfaqe edhe problemet në Amerikë, dhe kjo do të bëjë që SHBA këto probleme t’i shfaqë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Sheshel u shpreh se Biden është armik i vjetër e i vërtetuar i Serbisë, dhe se ai do të bëjë gjithçka për të shkatërruar serbët dhe interesat e tyre.
Edhe më herët Sheshel e ka këshilluar presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të mos shkojë në takime në SHBA, pasi sipas tij amerikanët mund të tentojnë që ta helmojnë.