‘Në SHBA ndër të parat ishte Bleona Qerreti, s’ka sëmundje as është 80+’, Spahiu jep dy argumente pro dhe dy kundër për vaksinimin e personaliteteve

Publikuar tek: aktualitet, më 21:43 22-02-2021 ‘Në SHBA ndër të parat ishte Bleona Qerreti, s’ka sëmundje as është 80+’, Spahiu jep dy argumente pro dhe dy kundër për vaksinimin e personaliteteve Kreshnik Spahiu

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka dhënë në emisionin “Open” dy argumente pro dhe dy kundër për vaksinimin që po i bëhet disa figurave të njohura shqiptare, si Alfred Moisiu, Tinka Kurti apo Margarita Xhepa.

Përpos argumentave, Spahiu tregoi dhe rastin e këngëtares sonë Bleona Qerreti, e cila ishte ndër të parat që u vaksinua në SHBA, edhe pse nuk është mbi 80 vjeçe apo e rrezikuar me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Si e shpjegoni këtë?”, pyeti Spahiu në studio.

Spahiu: Kam dy argumente ligjorë kundër vendimit të Edi Ramës dhe dy argumente pro. Në SHBA një nga personat e parë që ka bërë vaksinën është Bleona Qerreti. Ajo s’është as personalitet, as me sëmundje as mbi 80 vjeç.

E para, qeveria ka detyrim ligjor të mbështetet në Kushtetutë për vendime që mund të merren në kohë që vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Në bazë të kushtetutës jeta e njeriut mbrohet me ligj, pra në bazë të kusht nuk mbrohet jeta e një personi duke i dhënë perioritet një njeriu publik.

E dyta, është e papranueshme që një vendim aq i rëndësishëm është një vendim partie. Një vendim se kush duhet të jetojë dhe kush jo të jetë një vendim i marrë në parti. Mund të jesh personalitet, por nuk është kriter që të jesh i pari që të bësh vaksinën. Duhet të jesh shtresë vulnerabël që të bësh vaksinën. Nuk mund të bësh vaksinën sepse ke bërë 10 filma në kinostudio.

E treta, shumë mendojnë se Rama do fitojë zgjedhjet se vaksinoi 30 personalitete, e kanë gabim. Unë mendoj që duke vaksinuar 30 personalitete, ai humb mijëra vota, sepse është inati i këtyre shqiptarëve të tjerë që pse vaksinoi ata dhe jo neve.

E katërta, ka një tendencë në Shqipëri, që mendohet se toka rrotullohet rreth Shqipërisë dhe jo rreth diellit. Gjermani ka vaksinuar me dy doza 1.3% të popullësisë, pra krijuesi i vaksinës ka bërë kaq pak. Kush mendon se do eci më shpejt se prodhuesi i vaksinës, e ka të kotë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, gazetarja: Ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup kriminal, Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e lirimit të të dënuarve
‘Nëse na vjen një autobus me të sëmurë përzgjedhim kujt do t’i shërbejmë’, mjekët kapen me njeri-tjetrin: Jo e ke gabim (DEBATI) »
Article Logic
Execution time: 0.011628150939941
array(1) { ["section"]=> string(150) "ne-shba-nder-te-parat-ishte-bleona-qerreti-s-ka-semundje-as-eshte-80-spahiu-jep-dy-argumente-pro-dhe-dy-kunder-per-vaksinimin-e-personaliteteve-239837" }