Në SHBA për shqiptarët e diasporës, Majko sqaron pse takoi Daçiç

Publikuar tek: politike, më 21:30 08-02-2018 Në SHBA për shqiptarët e diasporës, Majko sqaron pse takoi Daçiç

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ndodhet në një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e shtypit ka shpërndarë disa fotografi, midis të cilave edhe ajo me ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç.

Njoftimi e justifikon kështu foton: "Mbi bazë të protokollit, Ministri i Shtetit për Diasporën qëndroi krah Ministrit të Jashtëm të Serbisë, z. Ivica Daçiç".

Fotografia është bërë në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, i organizuar nga Kongresi amerikan.

 I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti amerikan Donald Trump.

Majko mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, me rastin e përvjetorit të pavarësisë. Mes të ftuarve në aktivitet ishte Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, me të cilin ministri Majko zhvilloi një takim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013489961624146
array(1) { ["section"]=> string(70) "ne-shba-per-shqiptaret-e-diaspores-majko-sqaron-pse-takoi-dacic-109646" }