Në SHBA të shqetësuar për Greqinë, “ndodhet në fqinjësi të rrezikshme”

Publikuar tek: bota, më 18:43 01-07-2015 Në SHBA të shqetësuar për Greqinë, “ndodhet në fqinjësi të rrezikshme”

Ekonomia amerikane nuk ka rrezik të ketë humbje për shkak të krizës së borxhit grek, por në Uashington u druhen pasojave gjeopolitike, në qoftë se Greqia del nga Eurozona.

Greqia e ka dëshmuar vetën si një forcë stabilizuese gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Përveç kësaj Greqia është një qendër e rëndësishme, ku vijnë refugjatë nga Afganistani, Iraku dhe Siria. Nëse Greqia pëson një kolaps financiar dhe del nga Eurozona, mund të destabilizohet një rajon i rëndësishëm strategjik tranziti, thuhet në një artikull të Deutsche Ëelle.

Në të njëjtën kohë ka shqetësime, se Greqia për arsye të mbështetjes finaciare mund të drejtohet nga Moska dhe të minojë përpjekjet perëndimore për të krijuar një front të përbashkët kundër intervenimit rus në Ukrainë.

Vladimir Putin i ka ofruar Greqisë mbështetje financiare në këmbim të kalimit të tubacioneve të gazit përmes Greqisë. Deri tani qeveria Syriza nuk e ka pranuar ofertën.

"Greqia ndodhet në një fqinjësi të rrezikshme", thotë Douglas Rediker, përfaqësues i SHBA në FMN nga viti 2010 deri 2012. "Një nga avantazhet e mëdha të pranimit të Greqisë në BE dhe Eurozonë kanë qenë lidhja e Greqisë më pranë qendrës së Evropës."

Axel Merk është president i firmës tregtare Merk Investments me qendër në San Francisco, beson se situata në të cilën ndodhet sot sistemi financiar është krejtësisht e kundërt me atë të vitit 2008. Ai shprehet se një mungesa e aftësisë paguese të Greqisë mund të shërbejë si një thirrje zgjimi për investitorët e pakujdesshëm.

"Kjo do të thotë, se mosaftësia paguese e Greqisë nuk mund të krahasohet me falimentimin e Lehman Brothers në vitin 2008. Atëherë ekzistonte rreziku, që të shkatërrohej sistemi financiar. Por tani kemi një situatë krejtësisht të ndryshme nga ajo e vitit 2008, apo edhe e vitit 2012 në eurozonë”, ka thënë Merk.

Me sa duket SHBA nuk do të bëjnë deklarata, që do t'ua bënin evropianëve më të vështirë, për të zgjidhur krizën në kontinentin e tyre.

"Ata thonë ca fjalë të bukura, përndryshe vazhdojnë të shikojnë teatrin", kështu e përshkruan Merk rolin amerikan. "Natyrisht SHBA janë të interesuar për një ekonomi të qëndrueshme europiane. Por ato nuk mund të vendosin, se si duan t'i bëjnë grekët bizneset e tyre."

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012611150741577
array(1) { ["section"]=> string(73) "ne-shba-te-shqetesuar-per-greqine-ndodhet-ne-fqinjesi-te-rrezikshme-15111" }