Në Shkodër policia zbuloi një parcel të mbjellë më bimë narkotike edhe në pronë publike.
Në vendin e quajtur Burga, fshati Lekaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, në një zonë të pyllëzuar, pronë publike u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 10 parcela gjithsej, me 827 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, me gjatësi 10 – 15 cm.
Për këtë, arrestohen ne flagrancë 2 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Konkretisht, Altin Celi, 25 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe Nikoll Plepi, 62 vjeç, banues në fshatin Lekaj, me detyrë kryeplak i ketij fshati, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit" e "Shpërdorimi i detyrës".
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e A. C, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.