‘Në shkollat e Durrësit ka mësues me Covid, po kthehet në vatër infeksioni’, Vokshi: Në SPAK bëhen testime, në shkolla jo!

Publikuar tek: politike, më 15:45 22-09-2020 ‘Në shkollat e Durrësit ka mësues me Covid, po kthehet në vatër infeksioni’, Vokshi: Në SPAK bëhen testime, në shkolla jo! Albana Vokshi

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka ngritur alarmin për qytetin e Durrësin, teksa ka paralajmëruar se mund të kthehet në vatër infeksioni.

Kjo për shkak se në shumë shkolla atje nuk po bëhen testimet e nevojshme, madje shumë mësues dhe drejtues kanë rezultuar pozitivë.

Vokshi thotë se në SPAK bëhet tamponi ndërsa nëpër shkolla jo, sikur jeta e prokurorëve të vlente më shumë se sa ajo e nxënësve.

Reagimi i plotë i Vokshit

Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-9 jo?

Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare "Qemal Mici", mësues në gjimnazin “Naim Frashëri", mësues në shkollën 9-vjeçare "Kushtrimi i Lirisë", nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo" etj.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetari i PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama', Tabaku: 97% e shqiptarëve kanë paguar 4,2 mld euro taksa të rritura
Do votohej pasnesër, maxhoranca tërhiqet nga Pr.Ligji për Amnistinë Fiskale, nuk ishte shqyrtuar plotësisht si draft »
Article Logic
Execution time: 0.01151704788208
array(1) { ["section"]=> string(122) "ne-shkollat-e-durresit-ka-mesues-me-covid-po-kthehet-ne-vater-infeksioni-vokshi-ne-spak-behen-testime-ne-shkolla-jo-221260" }