Në Shqipëri familja e kyçte në kasolle dhe e keqtrajtonte, 18-vjeçari shkëlqen në Britani por i kanoset një rrezik

Publikuar tek: bota, më 13:43 15-08-2017

Jeta e një 18 vjeçari shqiptar i cili është bërë tashmë një kuzhinier i shkëlqyer, është bërë epiqendër e medieve britanike.

Aliu ishte vetëm 16 vjeç kur u largua nga një fshat i Shqipërisë ku keqtrajtohej nga familja dhe e kyçnin në një kasolle. John Stokes, u kujdes për adoleshentin shqiptar, e mbajti në shtëpi dhe e arsimoi por sot i riu rrezikon të kthehet në Shqipëri e të lerë në mes ëndrrën e tij për t’u bërë një nga kuzhinierët më të mirë në botë ndërsa sapo ka përfunduar kolegjin për Teknologji Ushqimore me rezultate të shkëlqyera.

“Një adoleshent nga Bristol që ka premisa të bëhet një nga kuzhinierët më të mirë të Britanisë, po lufton për të ardhmen e tij pasi mori lajmin se duhet të largohet nga Britania për t’u rikthyer në Shqipëri”, shkruan britanikja “Bristol Post”.

Aliu dhe kujdestari i tij po bëjnë çmos që një gjë e tillë mos ndodhë. Stokes pohoi se fëmijëria traumatike e Aliut e shtyu atë që të largohej nga vendi nëpërmjet një shoku kur ishte 16 vjeç. Madje edhe tani ai ka frikë nga familjarët e tij dhe prandaj nuk e tregon mbiemrin. “Kthimi në Shqipëri nuk është një opsion për të”, u shpreh kujdestari i Aliut.

Ai u largua nga Shqipëria dhe qëllimi i tij i vetëm ky ishte. Shkoi në Itali e Francë, dhe më pas nëpërmjet Calais erdhi në Angli.  Kjo ndodhi dy vite më parë, iu deshën disa javë që të dilte nga e ashtuquajtura Xhungla e Calais,”  rrëfen më tej kujdestari, raportojnë mediet britanike.

Pas një kohe të shkurtër në Calais, Aliu u kap në anën e pasme të një kamioni dhe u hodh kur ai ndali. E gjeti veten një mëngjes në Bristol, pa e ditur çfarë dhe ku.

 “Duhet të ketë qenë e frikshme. Ai filloi t’i kërkonte të gjithë njerëze ndihmë. Ishte vetëm 16-vjeç. Dikush e drejtoi për tek zyrat e këshillit dhe pastaj më telefonuan mua. Më thanë që dikush kishte nevojë për një vend për të fjetur. Këtë punë bëj unë, marr fëmijët zakonisht adoleshentë, dhe u gjej atyre familje. Aliu ishte një djalë i qetë, ai shprehu interes në gatim dhe ne e regjistruam në kolegj. Më kërkoi leje që të riorganizonte kuzhinën time dhe tani gatuan çdo gjë. Punonte me të vërtetë shumë. Meqë nuk e lejuan prindërit në Shqipëri të vazhdonte shkollën, kërkonte të rifitonte kohën e humbur. Pasi befasoi në kompeticionin kombëtar, filloi punë në restorantin “Elephant” të Simon Hulstone”, ka rrëfyer kujdestari i cili do provojë gjithçka për ta mbajtur talentin shqiptar të kuzhinës në Britani.

Ali-from-Albania-picked-by-Michelin-star-chef-Simon-Hulstone-being-deported.jpg

 Ali-the-chefJPG.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si duket Angelina Jolie së fundmi, pas ndarjes së bujshme nga Brad Pitt
Zbuloni kush janë personazhet që ndiqen më shumë në rrjetet sociale, kryeson aktori i njohur »
Article Logic
Execution time: 0.012027978897095
array(1) { ["section"]=> string(119) "ne-shqiperi-familja-e-kycte-ne-kasolle-dhe-e-keqtrajtonte-18-vjecari-shkelqen-ne-britani-por-i-kanoset-nje-rrezik-89160" }