Në Shqipëri internet super i shpejtë, Vodafone sjell 4G+

Publikuar tek: aktualitet, më 19:11 01-09-2015 Në Shqipëri internet super i shpejtë, Vodafone sjell 4G+

Pas suksesit të padiskutueshëm me shërbimet 4G, Vodafone sjell një tjetër risi për klientët. Prej datës 1 Shtator, të gjithë  klientët Vodafone do të kenë mundësi të  përfitojnë internet me shpejtësi akoma më të lartë se 4G, falë rrjetit me shtrirjen më të gjërë në Shqipëri, Vodafone 4G+.

Tani lundrimi në internet nga celulari do të jetë ndryshe nga çdo herë tjetër pasi Vodafone 4G+ ofron një mori shërbimesh interneti me shpejtësi dhe cilësi si kurrë më parë dhe një përvojë tërësisht të re të përdorimit të shërbimit të Internetit, në shfletimin në rrjetet sociale, ngarkim fotosh, video streaming etj..

LTE (4G) është prezantuar tashmë prej disa muajsh në vend dhe rezulton të ketë ndryshuar rrënjësisht eksperiencën e lundrimit në internet nëpërmjet aparateve inteligjente. Falë paketave dhe ofertave më konkurruese në treg, klientët Vodafone ndajnë me njeri-tjetrin momentet më të bukura duke kursyer kohë dhe duke shijuar cilësinë maksimale me rrjetin më të gjerë në treg të mundësuar nga Vodafone.

Falë 4G+, klientët Vodafone do të kenë mundësi të përdorin internetin në celular më shpejt, më thjeshtë dhe në më shumë vende se kurrë. Teknologjia 4G+ ofron shërbime të dhënash me një shpejtësi të pakrahasueshme, disa herë më të lartë se 4G. Operatorët si Vodafone Albania që kanë investuar më shumë në blerjen e të drejtave të përdorimit të frekuencave mund të ofrojnë shpejtësi shkarkimi që i kalojnë 200 Mbps. Falë këtyre parametrave klientët do të mund të shkarkojnë video, lojëra, aplikacione, filma dhe stream në kohë reale, shumë  thjesht dhe duke kursyer kohë

Sipas Drejtorit të Teknologjisë në Vodafone Albania Z. Genci Hamzaraj, “me futjen e teknologjise 4G+, Vodafone Albania sjell nivelin më të lartë të komunikimit në tregun shqiptar dhe ajo që është më e rëndesishmja e sjell atë në të njëjtën kohë me vendet më të zhvilluara të Europës dhe të botës”.

Vodafone Albania është gjithnjë e angazhuar për të investuar në rritjen e kapaciteve dhe përmirësimin e vazhdueshëm në rrjet me qëllim mundësimin e një cilësie maksimale të shërbimeve për klientët Vodafone.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shoqëria civile rezolutë kundër ndërtimeve te parku i liqenit, ekziston vetëm një alternativë
Ndalohet Shefi i Antidrogës, përplasi 17 vjeçarin në autostradën Tiranë-Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.012315988540649
array(1) { ["section"]=> string(60) "ne-shqiperi-internet-super-i-shpejte-vodafone-sjell-4g-19712" }