“Në Shqipëri ka njerëz me makina luksoze dhe që janë të papunë. Kemi ekonomi kriminale”

Publikuar tek: aktualitet, më 23:14 07-02-2017 “Në Shqipëri ka njerëz me makina luksoze dhe që janë të papunë. Kemi ekonomi kriminale” FOTO ILUSTRUESE

A janë më të pasur shqiptarët? Eksperti i çështje sociale, Kosta Bajraba i ftuar në “Ekopolitikë” në Rtv Ora News, mendon se po, por ekspertë të tjerë thonë se është zgjeruar numri i të varfërve.

Kastriot Sulka, drejtues i departamentit të Punësimit në PD, thotë se ndihma për shtresat në nevojë ka mbetur e pa ndryshuar, por praktikisht është ulur për shkak të rritjes së çmimeve.

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Shkodra, thotë se pabarazia është jo e drejtë për shkak të kriminalitetit të madh të ekonomisë, duke shtuar se në vendin tonë ka njerëz me makina super të shtrenjta, dhe që praktikisht janë të papunë.

“Kemi pabarazinë jo të drejtë. E para vjen nga korrupsioni dhe natyrshëm që e kemi prezentë në vendin tonë. Favorizohen individë të caktuar. Kemi ekonomi kriminale, absolutisht që po. Kemi një përqindje të caktuar të ekonomisë kriminale dhe kjo sjell pabarazi. Njerëz që kanë makina super të shtrenjta dhe që janë të papunë. Thellimi i pabarazisë duhet shikuar në disa aspekte. Çelësi i daljes nga varfëria nuk është qeveria, është prodhimi, sipërmarrja që punëson. Ne duhet të shikojmë më tepër politika për zhvillimin e sipërmarrjes. Kemi sot një ekonomi që bazohet tek importi se sa eksporti”, ka thënë Shkodra.

Edhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se sistemi krijon pabarazi. Eksperti tjetër i ekonomisë, Shkëlzen Marku thotë se të vetmet politika gjatë 4 viteve të fundit janë ato pasive me lojën e ndihmës ekonomike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Unioni i gazetarëve reagon për skandalin në Durrës: Kumbaro dhe Dako, po bëni krim barbar dhe antikombëtar, reagoni tani
Rrëfehet motra e Enver Stafukës: E ka zhdukur Durim Bami, vëllai dinte krimet e tij »
Article Logic
Execution time: 0.010063886642456
array(1) { ["section"]=> string(90) "ne-shqiperi-ka-njerez-me-makina-luksoze-dhe-qe-jane-te-papune-kemi-ekonomi-kriminale-68038" }