Në Shqipëri nuk ekziston shërbimi për parandalimin e vetëvrasjeve dhe linja SOS

Publikuar tek: aktualitet, më 23:20 07-07-2017 Në Shqipëri nuk ekziston shërbimi për parandalimin e vetëvrasjeve dhe linja SOS

Institucionet shqiptare nuk ofrojnë asnjë ndihmë për personat që janë në depresion, kanë probleme emocionale apo po kalojnë kohë të vështira dhe si rrjedhojë tentojnë vetëvrasjen.

Newsbomb.al realizoi disa kërkime kryesisht në internet, për të gjetur informacion rreth shërbimeve të parandalimit të vetëvrasjes në vendin tonë, dhe nuk rezultoi asgjë konkrete.

Thuajse çdo shtet në botë, përfshi edhe ato të botës së tretë, disponojnë këtë shërbim që mund të shpëtojë jetë njerëzish.

Numrat e linjave SOS janë të parat që të ofrohen kur këkon ndihmë rreth problemeve të shëndetit mendor në internet, por jo në Shqipëri, që mesa duket një shërbim i tillë nuk ekziston. Por edhe nëse ekziston diku një numër për parandalimin e vetëvrasjeve në vendin tonë, është i fshehur aq thellë, saqë dëshpërimisht do ishte tepër vonë derisa dikush ta gjente.

Ky numër telefoni mund të gjendet thjeshtë në Kosovë dhe Maqedoni, megjithëse aty qytetarët janë ankuar se askush nuk përgjigjet për t’i ardhur në ndihmë.

Këtë shërbim të rëndësishëm, tashmë nuk e kanë implementuar vetëm pjesa më e madhe e shteteve në botë, me përjashtim të Shqipërisë, por edhe rrjetet sociale.

Së fundmi Facebook implementoi opsionin për të kërkuar ndihmë nëse dikush shikon shenja vetëvrasje te një mik apo i afërm. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021661996841431
array(1) { ["section"]=> string(85) "ne-shqiperi-nuk-ekziston-sherbimi-per-parandalimin-e-vetevrasjeve-dhe-linja-sos-85402" }