Në shtator, Britania e Madhe do të ketë kryeministren e dytë grua në histori

Publikuar tek: bota, më 18:43 07-07-2016 Në shtator, Britania e Madhe do të ketë kryeministren e dytë grua në histori

Në muajn shtator, Britania e Madhe do të ketë kryeministrien e dytë grua në historinë e saj. Partia Konservatore ka zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri pas dorëheqjes së David Cameron.

Në garë ishin ministrja e Brendshme Theresa May, ministrja e Energjisë Andrea Leadsom dhe deputeti Michael Gove. May arriti të mblidhte 199 vota, Leadsom 84 dhe Gove vetëm 46 vota, duke e nxjerrë atë jashtë gare.

Tashmë në garë kanë mbetur dy zonjat May dhe Leadsom, të cilat do të pretendojnë kreun e konservatorëve. Rezultati përfundimtar do të publikohet më 9 shtator.

Pavarësisht rezultatit, Britania e Madhe do të ketë kryeministren e dytë grua në histori pas Margaret Thatcher.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043617963790894
array(1) { ["section"]=> string(81) "ne-shtator-britania-e-madhe-do-te-kete-kryeministren-e-dyte-grua-ne-histori-45864" }