Në Siri s’ka më vend për varreza

Publikuar tek: bota, më 15:42 23-10-2016 Në Siri s’ka më vend për varreza

Lufta disa vjeçare me qindra mijëra të vrarë ka bërë që disa qytete në Siri të përballen me problemin e vendeve për të varrosur viktimat.

Një prej qyteteve më të prekur është Douma, nën kontrollin e forcave opozitare siriane. Banorët janë detyruar të varrosin viktimat në varre me disa shtresa pasi konflikti shumëvjeçar e ka bërë të pamundur planifikimin për varreza të reja.

“Po i varrosim të vdekurit jashtë qytetit, ndërsa numri i tyre po rritet. Për shkak se nuk ka më vende, kemi nisur t;i varrosim në shtresa të ndryshme”, thotë Adnan Mudvir, përgjegjës për varrezat e qytetit.

Sipas Qendrës siriane për Hulumtime të Politikave, numri i të vdekurve nga konflikti gjashtë vjeçar ka shkuar në më shumë se 470,000 njerëz.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02565598487854
array(1) { ["section"]=> string(38) "ne-siri-s-ka-me-vend-per-varreza-57145" }