Në sistem prej 1998, prokurori i Apelit të Tiranës Arben Qosja kalon procesin e vettingut

Publikuar tek: aktualitet, më 09:04 21-10-2020 Në sistem prej 1998, prokurori i Apelit të Tiranës Arben Qosja kalon procesin e vettingut FotoArkive: Trupa e vettingut, KPK

Prokurori i Apelit të Tiranës Arben Qosja kalon me sukses procesin e vettingut, shkalla e parë. Ai doli para trupës së KPK-së të hënën më 19 tetor dhe procesin e rivlerësimit ndaj tij e kryen Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.

Arben Qosja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore. Në vitin 2004, Qosja u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” burimet e deklaruara për blerjen e një apartamenti me vlerë 53 mijë euro në Tiranë si dhe huatë e marra gjatë viteve të deklarimit.

Më konkretisht në vitin 2003, prokurori Qosja deklaron se zotëron një shtëpi banimi, pa shpjeguar vlerën e saj. Kjo shtëpi shitet në vitin 2005 për 2 milionë lekë dhe në të njëjtin vit, subjekti deklaron porositjen e një apartamenti në Tiranë dhe pagesën e këstit të parë prej 10 mijë eurosh.

Në vitin 2006, Qosja deklaron edhe një pagesë të dytë prej 20 mijë eurosh për apartamentin, shumë kjo e marrë hua. Duke iu referuar deklarimeve të subjektit, diferenca prej 23 mijë eurosh konsiderohet si detyrim i pashlyer.

Përveç huasë prej 20 mijë eurosh për blerjen e shtëpisë, Qosja deklaron edhe një huamarrje të dytë prej 4500 euro në vitin 2015. Të dyja huatë rezultojnë të shlyera plotësisht në fund të vitit 2017.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AKSIDENTET/ Ashpërsohen gjobat për përdorimin e telefonit në Makinë, trefishohen tarifat deri në heqjen e patentës (MASAT E TJERA)
Meta publikon foto me kampionin e botës në boks: Sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese, krenar për ty Robin »
Article Logic
Execution time: 0.011345863342285
array(1) { ["section"]=> string(95) "ne-sistem-prej-1998-prokurori-i-apelit-te-tiranes-arben-qosja-kalon-procesin-e-vettingut-224532" }