Në ‘sitën’ e Vettingut, kush janë 3 zyrtarët e lartë që përballen sot me komisionin e vlerësimit (EMRAT-POZICIONI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:02 14-02-2020 Në ‘sitën’ e Vettingut, kush janë 3 zyrtarët e lartë që përballen sot me komisionin e vlerësimit (EMRAT-POZICIONI) Foto nga seancat e meparshme

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të zhvilloje sot seancat për 3 zyrtarë të lartë në kuadër të procesit të Vettingut.

Bëhet fjalë për Fatos Ballën me funksion Specialist në Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Hetimit të SH.Ç.B.A-së,  Nikoll Rica, me funksion Drejtor i Burimeve Njerëzore në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Bujar Ahmeti Drejtor i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Për Fatos Ballën dhe Nikoll Ricajn do të jepet vendimi nëse e kalojnë ose jo procesin e Vettingut ndërsa për Bujar Ahmetin do të zhvillohet seanca dëgjimore. Komisioni i vlerëson 3 zyrtarët në të trija shtyllat e këtij procesi; pastërtia e figurës, aftësitë profesionale, dhe deklarimi pasuror.

- Fatos Balla me funksion Specialist në Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Hetimit të SH.Ç.B.A-së do të përballet sot me komisionin në orën 09:30. Trupa vlerësuese që do të japë vendimin nëse Balal e kalon ose jo procesin e vettingut është e përbërë nga Ana Kapaj, Ela Kerka, Marjeta Gjelaj​.

- Nikoll Rica, me funksion Drejtor i Burimeve Njerëzore në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të përballet me vendimin e komisionit në orën 09:45.

- Bujar Ahmeti Drejtor i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në orën 10:00 ka senacën dëgjimore pranë komisionit të vettingut që është e përbërë nga Ledian Rusta, Sonila Kadareja, Luljeta Qoku​.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.07602596282959
array(1) { ["section"]=> string(116) "ne-siten-e-vettingut-kush-jane-3-zyrtaret-e-larte-qe-perballen-sot-me-komisionin-e-vleresimit-emrat-pozicioni-195158" }