Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti perfekt bashkëpunimin e policisë me qytetarët, lidhur me pandeminë dhe aktin normativ të miratuar për mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente të mbyllura dhe të hapura.
Lleshaj u shpreh në Abc se ka disa qytetarë të cilët nën influencë politike shkelin aktin normativ, ndërkohë që deklaroi se gjobitja e presidentit Ilir Meta, apo ish-deputetit Kastriot Islami ka ardhur edhe për shkak të impaktit që lënë veprimet e tyre.
Më tej duke folur për maskën, edhe pse në studio ishte pa të, Lleshaj tha se vetëm në shtëpi mund ta gjejmë pa maskë.
Pyetje: A keni përdorur policinë për gjoba politike?
Leshaj: Jo jo. Policia reagon ndaj rasteve që konstaton.
Gazetarja Shehu: Edhe ju keni qenë një ditë vetë në parlament pa maskë.
Leshaj: Nuk ka asnjë motiv apo qasje politike këtu. Policia ka vëmendje të shtuar ndaj personave që kanë impakt të madh publik. E kanë të pamundur të më kapin pa maskë. I vetmi vend ku mund të kapem pa maskë unë është shtëpia ime.