Në tavolinë duke konsumuar drogë, publikohen fotot e kryebashkiakut të PS që pi kokainë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 22-01-2020 Në tavolinë duke konsumuar drogë, publikohen fotot e kryebashkiakut të PS që pi kokainë

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se disponon një video për një kryetar bashkie i cili është filmuar duke pirë kokainë.

‘ABC News’ ka publikuar sot disa foto të shkëputura, ndërkohë në orët në vijim pritet të publikohet edhe video.

Më poshtë janë fotot ku shihet edhe momenti kur kryebashkiaku është duke pirë kokainë.

Ndërkohë ditën e djeshme, sipas disa mediave u përfol se kryebashkiaku për të cilin ka një video të tillë është ai i Bulqizës, Lefter Alla.

Kujtojmë që vëllai dhe i biri i Allës janë kapur më herët me lëndë narkotike. Në nëntor të vitit të kaluar djali i kryebashkiakut është arrestuar nga policia e Tiranës me një sasi droge në makinën e tij. Ndërsa vëllai i tij në shtator të vitit të kaluar mbeti i plagosur pas një sherri, që dyshohej se kishte ndodhur mes grupeve kriminale në Bulqizë për trafik droge.

Foto nga video: 

video.jpgvideoo.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019941091537476
array(1) { ["section"]=> string(93) "ne-tavoline-duke-konsumuar-droge-publikohen-fotot-e-kryebashkiakut-te-ps-qe-pi-kokaine-192787" }