Në të mirë të komunitetit, Britanikët vendosin për festime ndryshe për 70-vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabeth

Publikuar tek: bota, më 19:39 29-11-2020 Në të mirë të komunitetit, Britanikët vendosin për festime ndryshe për 70-vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabeth Mbretëresha Elizabeth

Përveç kufizimeve nga pandemia, përvjetori mbretëror i 70-të i Mbretëreshës Elizabeth do të jetë tërësisht ndryshe. Sipas mediave britanike qytetarët kanë vendosur të mbjellin pemë.  

Monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në historinë e mbretërimit britanik feston ditëlindjen e saj të 94-të në shkurtin e vitit 2022, por tashmë plani për festën e ditëlindjes së saj janë bërë tashmë.

Qeveria gjithashtu po planifikon një festë katër-ditore dhe një ditë pushimi publik shtesë, përveç mbjelljes së pemëve, për të festuar këtë momentit historik.

Projekti i mbështetur nga shoqata bamirëse do të inkurajojë komunitetet, shkollat, këshillat bashkiakë dhe pronarët e tokave të mbjellin pemë për të ndihmuar mjedisin dhe për t’i bërë zonat lokale më të gjelbërta.

Organizatat bamirëse Cool Warth dhe The Woodland Trust kanë thënë se mbjellja e pemëve do të jetë një dhuratë e veçantë për monarken, e cila ka mbjellë më shumë se 1500 pemë në të gjithë botën gjatë mbretërimit të saj.

Elizabeth u bë mbretëreshë më 6 shkurt 1952, pas vdekjes së babait të saj Mbretit George VI. Familja mbretërore britanike ka qenë një zë i rëndësishëm në fushatat për një mori çështjesh mjedisore. Princi Charles ka folur për dekada në lidhje me ndikimin e ndryshimit të klimës, si edhe dhe nipi i saj Princi William.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi i çuditshëm i Spanjës, shkurton numrin e personelit shëndetësor, mjekët dhe infermierët dalin në protestë
Lumenjtë e baltës marrin përpara gjithçka në Itali, tre të vdekur dhe qindra të zhdukur (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0099148750305176
array(1) { ["section"]=> string(122) "ne-te-mire-te-komunitetit-britaniket-vendosin-per-festime-ndryshe-per-70-vjetorin-ne-fron-te-mbretereshes-elizabeth-229566" }