'Në testet e fundit s'ka raste të reja', lajme të mira nga Lezha: 3 të shëruar nga Covid-19, mes tyre infermierja dhe sanitarja

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 09-04-2020 'Në testet e fundit s'ka raste të reja', lajme të mira nga Lezha: 3 të shëruar nga Covid-19, mes tyre infermierja dhe sanitarja Ilustruese

Lajme të mira vijnë nga Lezha, bëhet me dije se janë shëruar 3 persona të prekur me  Covid-19.

Spitali Rajonal i Lezhës bën me dije se mes 3 të shëruarve është infermierja dhe punonjësja e shërbimit mjedisor në këtë spital.

Ndërkaq po një tjetër lajm i mirë është se nga testet e kryera nuk konfirmohen raste të reja me Covid-19.

Postimi i Spitalit Rajonal të Lezhës:

Lajm i mirë 

Testimet e ditëve të fundit konfirmojnë shërimin e 3 rasteve të para të prekura nga COVID-19 në Lezhë. Mes tyre edhe infermierja dhe punonjësja e shërbimit mjedisor të spitalit tonë.

Nuk konfirmohen raste të reja në testimet e realizuara.

Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, bëjmë thirrje të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.

Me përgjegjësi dhe solidaritet së bashku drejt fitores!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095031261444092
array(1) { ["section"]=> string(129) "ne-testet-e-fundit-s-ka-raste-te-reja-lajme-te-mira-nga-lezha-3-te-sheruar-nga-covid-19-mes-tyre-infermierja-dhe-sanitarja-201947" }