“Ne Tirana” vë në shërbim zyrat për dhuruesit e gjakut. Bojaxhi: Nxis qytetarët, përpara kemi 8-majin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:12 06-05-2015 “Ne Tirana” vë në shërbim zyrat për dhuruesit e gjakut. Bojaxhi: Nxis qytetarët, përpara kemi 8-majin

Skuadra “Ne Tirana” e kandidatit të pavarur Gjergj Bojaxhi  ka nxitur qytetarët të dhurojnë gjak duke ofruar zyrat e saj si mjedisin ku u bë i mundur ky dhurim. Bojaxhi thotë se dëshiron të shfrytëzojë vëmendjen për shkak të fushatës për të nxitur qytetarët të dhurojnë gjak në prag të ditës ndërkombëtare të talasemisë.

“Dy nga anëtarët e grupimit Ne Tirana janë partnerë me Organizatën e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Me nxitjen e tyre, dje, në zyrat tona dhuruan gjak të gjithë ata që mundeshin. Duke përfituar nga vëmendja që ne marrim për shkak të fushatës, dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi për të nxitur qytetarët për të dhuruar gjak. Përpara kemi 8 majin - Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë - dhe 14 qershorin - Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut. Kushdo që ka interes mund të marrë më shumë informacion në faqen e organizatës së dhuruesve”, shkruan Bojaxhi nga rrjeti social.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani përuron ekspozitën kulturore ASA: Të mbështesim financiarisht artistët e rinj
Tjetër aksion antikanabis, policia asgjëson 800 rrënjë bimë narkotike në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.010776996612549
array(1) { ["section"]=> string(102) "ne-tirana-ve-ne-sherbim-zyrat-per-dhuruesit-e-gjakut-bojaxhi-nxis-qytetaret-perpara-kemi-8-majin-10500" }