Kjo video është xhiruar në zonën pas “Vasil Shantos” në Tiranë. Uji ka mbajtur të bllokuar një vajzë brenda në makinë, ndërsa banorët e zonës kanë tentuar ta nxjerrin prej andej.
Ajo çfarë bie më së shumti në sy është fakti që pranë saj janë edhe 5 policë të cilët shohin të pashqetësuar dhe pa marrë mundimin për ta ndihmuar.
Tirana sot është gdhirë nën ujë ndërsa në vazhdim është një javë e tërë shirash e paralajmëruar edhe nga Veliaj pak orë më parë përmes një postimi në Twitter.