Në Versajë vendoset për “Europën me disa shpejtësi”, 4 të mëdhenjtë paraqesin planin për BE-në

Publikuar tek: bota, më 16:38 07-03-2017 Në Versajë vendoset për “Europën me disa shpejtësi”, 4 të mëdhenjtë paraqesin planin për BE-në

Krerët francez, gjerman, spanjoll dhe italian mbështetën dje idenë e një Evrope me disa shpejtësi që i mundëson disa shteteve anëtare të BE-së të përparojnë më shpejtë se sa të tjerët, gjatë një mbledhje në Francë.

“Bashkimi nuk është uniformizim”, theksoi François Hollande, pritësi i këtij takimi që mblidhte në kështjellën e Versajës Angela Merkel-in, Mariano Rajoy-in dhe Paolo Gentiloni-n.

“Kjo është arsyeja përse kërkoj që të ketë forma të reja bashkëpunimi, për projekte të reja, që i quajmë bashkëpunime të ndara”, shpjegoi presidenti francez gjatë një deklarate të përbashkët para se të fillonte darka e punës.

“Kështu, disa vende mund të ecin më shpejtë dhe të shkojnë më largë në çështjet e mbrojtjes, ashtu si eurozona, nëpërmjet thellimit të Unionit ekonomik dhe monetar, si harmonizimi fiskal dhe social, si në fushën e kulturës apo rinisë”, deklaroi Hollande.

“Bëhet fjalë që disa vende të ecin më shpejtë, pa qenë e nevojshme që të tjerët të përjashtohen por gjithashtu të tjerët të mos kenë mundësi t’i pengojnë”, theksoi ai.

Krerët e katër vendeve më të populluara të BE-së do të takohen me homologët e tyre në Bruksel, para se të fillojë mbledhja për rihedhjen e projektit evropian më 25 mars në kryeqytetin italian, me rastin e 60-vjetorit të traktatit të Romës.

Për Angela Merkel, “evropianët duhet të kenë guximin të pranojnë që disa vende mund të ecin më shpejtë se sa të tjerët, pa qenë të mbyllur për ata që janë me vonesë. Por duhet ecur përpara”.

Shefi i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni foli për “një Bashkim Evropian më të integruar, por me nivele të ndryshme integrimi”.

Ndërsa Mariano Rajoy theksoi se “Spanja është e vendosur të shkojë më larg me integrimin me të gjithë ata që duan ta ndjekin”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen dokumentet: Si përgjon qeveria nga telefoni, televizori deri te makina tuaj përmes viruseve
Krijohet komando ushtarake e BE-së, ja tre shtetet e para ku do ndërhyjë »
Article Logic
Execution time: 0.0091800689697266
array(1) { ["section"]=> string(97) "ne-versaje-vendoset-per-europen-me-disa-shpejtesi-4-te-medhenjte-paraqesin-planin-per-be-ne-71094" }